FRANCË- Një autobus që transportonte 40 nxënës të shkollës fillore është rrëzuar në Alpet Franceze. Mediat e huaja raportojnë se autobusi me nxënës po kthehej nga një udhëtim në Alpe, ku ra në një shpat të pyllëzuar. Të plagosur rëndë ka mbetur shoferi dhe shoqëruesi i tij.
Kryebashkiaku tha se “skenari më i mundshëm” është që shoferi të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor. Zyrtarët lokalë thanë për mediat franceze se kushtet e motit ishin të mira kur autobusi doli nga rruga dhe nuk kishte akull apo borë në pjesën ku u përplas autobusi.