Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shkrumbohet lokali në Lezhë (Video)

schedule12:55 - 29 Korrik, 2019

schedule 12:55 - 29 Korrik, 2019

Një lokal “beach bar” tek Rana e Hedhun në Shëngjin është djegur në orët e para të ditës së diel, ndërsa zjarri ka shkrumbuar krejt lokalin.

Nga të dhënat e para sipas dëshmisë së rojes, bëhet e ditur se persona ende të paidentifikuar janë afruar pas mbylljes së aktivitetit dhe fillimisht ata kanë lidhur rojen dhe menjëherë i kanë vënë flakën ambientit dhe janë larguar.

Flakët e kanë shkrumbuar krejt biznesin ndërsa policia nisi hetimet në lidhje me ngjarjen. Pronari ka bërë të ditur se nuk ka dijeni mbi arsyet apo autorët e ngjarjes ndërsa kërkon zbardhjen e saj./ABC News Albania 24/7



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!