Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga Bashkia e Devollit. Jashtë ambienteve të Bashkisë përkrah ish-kryetarit Nallbati, Salianji dhe tha se Eduard Duro do kallëzohet për përvetësim të titullit.
“E keni parë dhe e keni dëshmuar nëpërmjet pamjeve. Kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Bashkisë së Devollit, të zgjedhur sipas një procesi kushtetues dhe ligjor të fituar me pothuajse 60% të votave të qytetarëve të Devollit. Kandidati apo personi i vetëshpallur si kryebashkiak do të kallëzohet për përvetësim të titullit ashtu siç i takon për të ndjekur procedurën ligjore, por siç e shikoni dhe qytetarët nuk po tërhiqen dhe nuk do të tërhiqen në mbështetje të kryetarit të ligjshëm të bashkisë, por edhe të institucionit, i cili sot nuk është publik, i cili është mbushur nga frika e personit i cili e ka zaptuar me policë jashtë, por edhe me forca të ndërhyrjes së shpejtë në çdo zyrë të administratës publike”, tha Salianji./abcnews.al