Një tjetër denoncim i rëndë është bërë nga avokat i njëri prej të plagosurve nga përplasja e dy trenave në Tempi të Greqisë.
Pas denoncimit se ishte organizuar një festë në sallën e stacionit të Larisës natën e përplasjes fatale të trenit, avokati Giorgos Bartzokis u shpreh se treni tregtar që u përplas me trenin Intercity në Tempi mbante materiale të padeklaruara.
Sipas denoncimit, treni udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe kjo e kombinuar me materialet e deklaruara që mbante nuk mund të justifikojë përmasat e shpërthimit. Ai tha se “kërpudha” që u formua pas shpërthimit do të thotë se kishte propan, vajguri ose diçka tjetër shumë të ndezshme.
“Prandaj sot, që nga momenti që ka një ankesë për materiale të paligjshme, duhet të vijë një ekip special i Zjarrfikësve nga Athina për ta hetuar. Ky shpërthim nuk justifikohet me 2 bombola gazi”, tha avokati, duke sqaruar se edhe këto janë të ndaluara në trena./abcnews.al