Pse Greta Thunberg po proteston kundër mullinjve të erës?

schedule15:37 - 3 Mars, 2023

schedule 15:37 - 3 Mars, 2023

Aktivistja e njohur adoleshente e klimës nga Suedia, Greta Tumberg, u ndalua për pak kohë në stacionin e policisë në Oslo për pjesëmarrje në një protestë kundër mullinjve me erë të ndërtuara në tokat indigjene në Norvegji.

Së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë, ajo bllokoi hyrjet e ministrisë së Energjisë dhe Financave në Oslo.

Thunberg, një mbrojtëse për t’i dhënë fund varësisë së botës nga energjia me bazë karboni, thotë se kalimi në energjinë e gjelbër nuk mund të bëhet në kurriz të të drejtave indigjene.

“Të drejtat e njerëzve indigjenë, të drejtat e njeriut, duhet të shkojnë paralelisht me mbrojtjen e klimës dhe veprimin ndaj klimës. Nuk mund të ndodhë në kurriz të disa njerëzve. Atëherë nuk është drejtësia klimatike”, tha ajo në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Protesta ndodhi për shkak të ndërtimit të dy mullinjve me erë që pushtuan tokën e përdorur tradicionalisht nga samiët indigjenë, barinjtë e renë në Norvegjinë qendrore. 151 turbinat e tyre mund të furnizojnë me energji rreth 100,000 shtëpi norvegjeze.

Megjithatë, në vitin 2021, Gjykata e Lartë Norvegjeze vendosi se projektet shkelnin të drejtat e Samiut sipas konventave ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj, mullinjtë e erës kanë mbetur në funksion edhe sot e kësaj dite./abcnews.al