Një adoleshent është sulmuar nga një krokodil në një komunitet të largët të goditur nga përmbytjet në Territorin Verior të Australisë.
Sipas autoriteteve, djali pësoi një “plagë të lehtë në këmbë” dhe u trajtua në një klinikë lokale.
Një ministër i qeverisë lokale tha se rreth 700 njerëz u transportuan me avion nga qyteti i Kalkarindji pasi lumi Victoria doli nga shtrati, raporton BBC.
Australia floods: Teenager bitten by crocodile as army sent to help remote areas https://t.co/a3enqjRst4
— BBC News (UK) (@BBCNews) March 3, 2023
Ata që u larguan nga shtëpitë e tyre do të strehohen në një vend të përkohshëm që u krijua për karantinimin e rasteve me koronavirus.
Për shkak të përmbytjeve lëvizin edhe krokodilët, duke vënë në rrezik më shumë qytetarët. “Kur lumi derdhet, krokodilat janë kudo”, tha një zyrtar./abcnews.al