Sirena e vogël, simboli i Kopenhagës u bë shënjestër e vandalizmit gjatë natës, ku disa të panjohur piktuaruan një flamur rus në bazën e saj.
Policia daneze ka njoftuar se ka nisur hetimet.
Sirena e Vogël, heroina e Hans Christian Andersen, ndodhet në një breg të largët të portit të Kopenhagës dhe që nga viti 1913, dhe ka qenë shumë shpesh objektiv i vandalizmit.
Në vitin 1964 iu pre koka për herë të parë. Koka e saj nuk u gjet kurrë.
Në vitin 1998, vandalët i prenë kokën për herë të dytë, për ta kthyer më vonë, ndërsa në vitin 2003 sirena e vogël u bë objektivi i një shpërthimi.
/abcnews.al