Dan Hutra, i cili vrau tre gra në Tiranë dhe nuk është penduar për krimin e trefishtë, ka tronditur gjithë Shqipërinë ditën e djeshme.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, e ka komentuar këtë masakër në studion e “ABC e Mëngjesit”, duke u shprehur se personat e tillë nuk e fillojnë direkt me vrasjen, por kalojnë në disa etapa, nga dhuna verbale, fizike dhe deri në akte të tmerrshme. Ai ka theksuar se abuzimin ndaj femrës e bëjnë për krenari.
Sipas Karamuços, skeda kriminale e Hutrës fillon që nga viti 2003 dhe herë pas here ka dhënë sinjale. Ai ka paralajmëruar se sot do të jetë një ditë vështirë shumë për të gjithë zinxhinirin e oficerëve që bëjnë kontrollin e zonës, sidomos specialistët e kontrollit të zonës.
“Këta njerëz nuk e fillojnë direkt me vrasje, e fillojnë me dhunë verbale, fizike, sistematike, pastaj akte verbale, akte të torturës dhe pastaj arrin deri në vrasje. Ky person i ka kaluar këto faza. Këta njerëz karakterizohen nga pushteti patriarkal, e kanë këtë shumë të ekzagjëruar, si formë e mashtrimit të gjinisë tjetër, si formë e abuzimet. Abuzimi për ta është diçka shumë e madhe, abuzimi ndaj femrës është pjesë e çrregullimeve të mëdha dhe pastaj kjo kthehet në xhelozi, krenari. Kur unë vras dhe abuzoj, ndihem krenar.
Nga skeda e tij kriminale, vetëm një njeri i pashkollë, mund të mos kuptoj tendencën që ai ka dhe çfarë rreziku paraqet. Skeda e tij kriminale që fillon që në 2003, i ka dhënë sinjalet gjithë kohën. Përdhunime, marrje peng të personave dhe gjithë kohën me abuzim, dhunë, pastaj me vrasje. E ka masakruar dhe i ka lënë thikën në trup asaj vajze.
Sot do të jetë një ditë e vështirë shumë për të gjithë zinxhirin e oficerëve që bëjnë kontrollin e zonës, sidomos specialistët e kontrollit të zonës. E para, kjo procedurë e kontrollit mund të ketë filluar që dje, sepse burgu në momentin e lirimit informon të gjithë komisariatet kush po del, rrezikshmëria e tij, gjithçka, edhe pastaj këta zbresin në terren duke shpërndarë informacionin dhe policët e terrenit, oficerët e policisë që janë nëpër zona duhet të trokasin në dyert ku janë personat që kanë frikë nga ai. Ky një ditë para se t’i vriste ka qene te shtëpia e tyre dhe ka kërkuar para”, u shpreh Karamuço./abcnews.al