Juventus po punon për të ndërtuar mesfushën e së ardhmes dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” synon dy talentë nga Serie A.
Koopmeiners nga Atalanta dhe Hjulmand nga Leçe janë dy synime të freskëta për në merkato. Nuk duhet harruar se Juventus nuk ka ndërprerë vrojtimin e Milinkovic Saviç nga Lazio, pasi edhe serbi pëlqehet shumë, por konkurrenca nga klubet jashtë Italisë do të jetë e lartë.
Juventus ka marrë të mirëqenë lamtumirat e Paredes dhe Rabiot, por edhe ato të Artur dhe Zakarias të cilët janë në huazim.
Holandezi i Atalantës dhe danezi i Leçes janë ato që përfaqësojnë dy nga profilet më të vlerësuara nga Allegri./ h.ll/abcnews.al