Fier/“Ishte punëtor i vjetër”, flasin kolegët e 40-vjeçarit që u vra në punë: Ky mund të jetë shkaku i shpërthimit

schedule18:11 - 1 Mars, 2023

schedule 18:11 - 1 Mars, 2023

Shpërthimi i furrës në fonderinë e firmës CUPRO SHPK mesditen e sotme në Transport të Patosit i ka marre jetën punetorit 40 vjecar baba i 3 femijëve Alket Malaj banues ne Patos.

Dyshohet se ka qenë një defekt ne treguesin e temperaturës duke bërë që furra e pjekjes se metaleve të shpërthejë. Një copë metali e ka goditur duke e prerë në qafë dhe shkaktuar vdekje të menjëhereshme.

Trupi i viktimes ndodhet në morg ndersa policia po merr në pyetje kolegët e viktimës si dëshmitare okularë.

Sipas disa prej kolegëve plasja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të prezencës së një sasie të vogël uji në momentin që ai ka qenë duke shkrirë gizë, por shkaku i vërtetë do të përcaktohet pas hetimeve të plota.

LEXO EDHE: E rëndë në Fier/ Vdes 40-vjeçari, dyshohet se u dogj aksidentalisht në punë

Njëri prej kolegëve tha se presioni ka qenë aq i madh sa i ka prerë kokën.

Koleg 1: Vetëm zhurmë dëgjova. Se si ndodhi nuk e di. Po bënte kohë që ishte i punësuar.

Merrej me aluminin. Ishte duke hedhur gizë lart, do ketë pasur ujë dhe krijon plasje. E kishte kapur në qafë.

Koleg 2: Ka plasur furra. Presioni i ka prerë kokën.  Furra prodhonte kapakë pusetash dhe gjera elektrike. Shkrihet gizë. Ishte punëtor i vjetër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi Alket Malaj 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

r.t/abcnews.al