EMRAT/ Parandalohet konflikti me armë zjarri, 3 në pranga në Tiranë

schedule08:28 - 1 Mars, 2023

schedule 08:28 - 1 Mars, 2023

TIRANË- Policia ka arritur të parandalojë një ngjarje në Tiranë. Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre për motive të dobëta, ndërsa njëri prej tyre mbante armë me vete. Gjatë përplasjes, njërit prej personave të përfshirë në sherr i ka rënë armë në tokë dhe falë ndërhyrjes në kohë të Policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit. Të arrestuarit janë Eris Bulku, Ibrahim Bulku (babë e birë) dhe Noldi Shima.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihen në pranga 2 shtetas që u përfshinë në konflikt dhe 1 shtetas tjetër që fshehu armën e zjarrit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Pezë Helmës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– N. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. B., 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

– I. B., 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i konfliktit për motive të dobëta mes shtetasit E. B. dhe shtetasit N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri. Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!