Aksidenti në Tiranë, eksperti: Shoferi i autobusit s’ka mbajtur korsinë, duhet të ruante distancën

schedule12:07 - 28 Shkurt, 2023

schedule 12:07 - 28 Shkurt, 2023

Ekspertin e sigurisë rrugore Fisnik Ziçishti, i ftuar në Abc News, komentoi shkaqet e mundshme të aksidentit në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës u përplas me disa mjete të tjera. Për pasojë mbetën të plagosur disa persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut ndërsa policia arrestoi shoferin e autobusit.

Gjatë intervistës me moderatoren Elisa Gjerani, Zicishti theksoi se drejtuesi i autobusit nuk ka mbajtur korsinë e duhur dhe se duhet të kishte ruajtur distancën e sigurisë. Megjithatë, shtoi ai, duhet të priten ekspertimet për të përcaktuar nëse kjo ka ardhur nga gabimi i tij apo nga ndonjë problem shëndetësor.

“Siç e shikojmë edhe nga pamjet, dinamika është e qartë sepse kemi pamje. Tregon qartë momentin e autobusit që lëviz në karrexhatë në drejtim perëndimor të Tiranës. Vëmë re që autobusi nuk ka bërë një reagim me sistem frenimi për të ndaluar mjetin. Arsyet pse janë të shumta. Ngjarja është në hetim.

Dhe jemi në përgjigje të ekspertizës autoteknike. Çdo ngjarje ka një parandalim. Nuk kemi një ngjarje në kushtet e befasisë. Shikojmë mirë që mjetet qarkullojnë në rrugë, kujdesi duhet të jetë i shtuar dhe mund të ishte parandaluar.”, u shpreh ai gjatë intervistës për “Tirana Live”.

“Në vendin e aksidentit, kemi një korsi për lëvizjen e mjeteve urbane. Shikojmë që drejtuesi i mjetit nuk ka mbajtur krahun e djathtë por edhe kur është afruar në stacion, nuk ka frenuar. Kjo duhet hetuar? Pra a kemi një problem shëndetësor apo defekt teknik në mjetin motorik?

Mund të ketë humbur kontrollin edhe për shkak të një pasoje nga ana shëndetësore. Nëse kemi rënie sheqeri, fillojnë dhe humbasin gjërat. Duhen parë shumë gjëra dhe të vlerësohet situata.”, tha ai.

Nga pamjet e para, u duk sikur ishte futja në mënyrën e gabuar e një makine që i preu rrugën por kjo pistë ra?

“Nga pamjet filmike, kemi një mjet fuoristradë që kalon nga krahu i majtë në korsinë e autobusit por nuk do të thotë të ndodhë përplasja sepse mjetet kanë qenë në lëvizje. Drejtuesi duhet të kishte mbajtur distancën e sigurisë që të mos ndodhte ngjarja.”, theksoi eksperti./abcnews.al