Tërmetet vdekjeprurëse në Turqi, çfarë tregojnë sondazhet për Erdogan

schedule11:04 - 28 Shkurt, 2023

schedule 11:04 - 28 Shkurt, 2023

Pakënaqësia me qeverinë turke vazhdon të rritet tre javë pas tërmetit vdekjeprurës në Turqinë juglindore.

Sipas sondazhit të kompanisë ALF, përqindjet pas tërmeteve vdekjeprurëse janë si më poshtë:

– Aleanca Popullore (Erdogan – Bahtceli) 35.1%

– Aleanca Kombëtare (Kilicdaroglu-Aksener) 47.6%

– PDP pro-kurde 9.8%.

Ndërkohë, presidenti turk Tajip Erdogan kërkoi falje për vonesën në operacionet e shpëtimit dhe ofrimin e ndihmës për banorët e provincës Antiyaman, një nga provincat më të prekura turke nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit.

“Për shkak të lëkundjeve të forta dhe kushteve të këqija të motit, për shumë ditë nuk mundëm të punonim siç donim në Antijaman.

Kërkoj falje për këtë ”, tha presidenti turk gjatë vizitës së tij në provincë, tre javë pas tërmetit, që shkaktoi më shumë se 44,000 viktiam në Turqi, duke prekur edhe Sirinë.

Tërmeti me magnitudë 7.8 që ka tronditur Turqinë jugore që nga 6 shkurti ka shkaktuar më shumë se 34 miliardë dollarë dëme, tha Banka Botërore në një vlerësim, raporton abcnews.al.

Kjo është e barabartë me 4% të PBB-së së vendit në vitin 2021, theksoi Banka Botërore, duke vënë në dukje se ky vlerësim nuk merr parasysh kostot e rindërtimit, dhe as pasojat për zhvillimin e ardhshëm turk. Banka Botërore thekson se pasgoditjet që vazhdojnë të ndodhin rrezikojnë të rrisin sasinë totale të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia.

Gjithashtu nuk merr parasysh dëmet e shkaktuara në veri të Sirisë, ku tërmetet shkaktuan gjithashtu mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha.

Tërmeti i fundit me magnitudë 5.6 goditi ditën e djeshme provincën Malatya të Turqisë, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, raporton abcnews.al

Rreth 10,000 pasgoditje janë regjistruar që nga 6 shkurti në Turqi, sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).

Tërmeti i 6 shkurtit, me magnitudë 7.8, shkatërroi dhe solli dëmtime të rënda në më shumë se 170,000 ndërtesa në 11 provinca të vendit dhe goditi gjithashtu veriun e Sirisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!