Erdogan u jep para në dorë fëmijëve në zonat e goditura nga tërmeti

schedule09:08 - 28 Shkurt, 2023

schedule 09:08 - 28 Shkurt, 2023

Rexhep Tajip Erdogan u ka dhënë para në dorë, fëmijëve në provincën e goditur nga tërmeti të Adiyaman. Momentet kur Erdogan u jep paratë fëmijëve kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kjo skenë e pabesueshme ka ndodhur ditën e djeshme në provincën juglindore të Adiyaman, e cila u godit më shumë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Videoja e Erdoganit duke shpërndarë para shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale, me përdoruesit që i përshkruan skenat si krejtësisht të turpshme.

Një veprim i paprecedentë i Erdoganit, pasi ai pranoi se qeveria e tij nuk u përgjigj në mënyrë adekuate në “dy ditët e para” pas tërmeteve të mëdha.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!