Guardiola i “trembet” përballjes ndaj Bristol City: Do të jetë një finale, “FA Cup” është një kompeticion i rëndësishëm  

schedule17:51 - 27 Shkurt, 2023

schedule 17:51 - 27 Shkurt, 2023

Mesjava në Angli do të sjellë për futbolldashësit “ishullorë”, përballjet e raundit të 1/8-ve, të “FA Cup”, i cili konsiderohet si kompeticioni i dytë më i rëndësishëm futbollistik për tifozët britanik, pas Premier League.

Një ndër ekipet që do të zbresin në fushën mbrëmjen e së martës, kur dhe do të fillojnë përballjet e 1/8-ve, është dhe Manchester City, me “qytetarët” që do të udhëtojnë drejt transfertës tejet të vështirë, ndaj Bristol City.

Vështirësinë e kësaj sfida e ka konfirmuar dhe tekniku Pep Guardiola, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes, vlerësoi jo pak performancat e fundit të Bristol, me skuadrën e Championship, që nuk njeh humbje prej 12 ndeshjesh.

“Ata nuk kanë humbur në 12 ndeshje dhe vëzhguesit tanë thonë se është një ekip i mirë. Trajneri ka shumë përvojë. Do të jetë një finale, është një kompeticion i rëndësishëm. Kur largohesh nnga FA Cup është gjithmonë e vështirë kundër ekipeve në kampionat. Ne do të përpiqemi të bëjmë një lojë të mirë dhe do përpiqemi të kalojmë”,- u shpreh Guardiola.

Gjatë konferencës Guardiola foli dhe për argjentinasin Julian Alvarez, i cili kërkon më shumë hapësirë në fushën e lojës dhe ndaj Bristol City pritet ta nisë sfidën si titullarë.

“Ai është shumë i shpejtë dhe lëvizjet e tij janë të drejta. Ne kemi nevojë për një person tjetër në zonë dhe ai po na ndihmon”,- ka thënë tekniku spanjoll për 23-vjeçarin, teksa nuk kanë munguar as lëvdatat. /i.m /abcnews.al