Xavi i pakënaqur nga Ansu Fati dhe Ferran Torres, tekniku spanjoll del për “pazar” në Madrid

schedule17:26 - 27 Shkurt, 2023

schedule 17:26 - 27 Shkurt, 2023

Me Ansu Fati dhe Ferran Torres, të cilët nuk ofrojnë më siguri te tekniku Xavi, përsa i përket repartit ofensiv, tashmë klubi “blaugrana” është në kërkim të një anësori tjetër për sulmit dhe “opsioni” i preferuar i “katalansve” është një tjetër lojtar i La Liga.

Më konkretisht bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të majtë të Atletico Madrid, belgun, Yannick Carrasco. Sipas mediave spanjolle, Carrasco pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll dhe drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemani, të cilët besojnë se belgu do të përshtatet në mënyrë të përkryer me skemat e Xavit.

Mirëpo, afrimi i 29-vjeçarit në “Camp Nou” pritet të sjellë largime, me klubin që do të tentojnë shitjen e spanjollëve Ansu Fati dhe Ferran Torres, më këtë të parin, që vetëm pak kohë më parë konsideriohej si “Messi” i ri i “blaugranave”.

Ndërkaq më herë ka patur raportime, se Barcelona përfshiu opsionin e blerjes së Carrascos për 15-20 milionë euro në një marrëveshje me Atleticon për sulmuesin Memphis Depay, por nuk pati asnjë dakortësi apo deklaratë nga të dyja klubet. /i.m /abcnews.al