Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se është e sigurt se sot nuk do të jetë aspak e lehtë dhe se vijat e kuqe për presidentin Aleksandar Vuçiç kanë mbetur të pandryshuara.
Brnabiç vizitoi Teatrin Rinor Dadov të rindërtuar dhe me atë rast shprehu mbështetjen e saj të pakushtëzuar për presidentin Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet në Bruksel.
“Është e sigurt që sot nuk do të jetë një ditë e lehtë, por unë jam me presidentin Aleksandër Vuçiç me zemër dhe shpirt”, tha ajo.
Sot do të mbahet në Bruksel takimi mes dy lidërve të Kosovës dhe atij të Serbisë në lidhje me planin europian. Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë.
Autoritetet e Beogradit, megjithatë kanë insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet menjëherë dhe që kjo çështje të jetë temë për negocim në kuadër të dialogut aktual në Bruksel, gjë të cilën e kanë refuzuar autoritetet e Prishtinës zyrtare.
/abcnews.al