Berisha në Gjirokastër, Bejko: Dështim total, i kanë mbaruar idetë dhe është izoluar

schedule19:41 - 25 Shkurt, 2023

schedule 19:41 - 25 Shkurt, 2023

I ftuar në “Edicionin Qëndror të Lajmeve” në ABC News ka qenë i ftuar, Roland Bejko, i cili fillimisht komentoi takimin e sotëm të Sali Berishës në Gjirokastër.

Bejko u shpreh se ai ishte një dështim total, si në planin e pjesëmarrjes ashtu edhe në planin e  përcjelljes së ideve.

Ai shtoi se Berisha tanimë nuk prodhon më as Berishën e viteve 2005.

“Sot ka qenë një dështim total si në planin e pjesëmarrjes dhe përcjelljen e ideve.

Kur Berisha vinte ne Gjirokastër, zgjidhje për të përçuar mesazhe të rëndësishme.

Sot Berisha mu duk i lodhur, përsëriti vetëveten.

Dy gjëra më bënë përshtypje, një që pranoi që është pakicë, në raport me popullin shqiptar dhe vazhdon ende të kërkojë mbështetje.

Vetë grupimi i Berishës është ndarë në dysh, pasi primaret ishte një dështim dhe bashkë më primaret u mbyll edhe kapitulli i personave që besonin te Berisha.

Berisha premtoi se do të vinte në pushtet sapo të merrte drejtimin e PD, demokratët erdhën në protesta, por ai dështoi,

Dështoi të demokratizimi i partisë, dështoi të bashkimi i partisë dhe dështoi te politikëbërja, te projekti politik.

 Ai nuk prodhon më as Berishën e viteve 2005, i kanë mbaruar idetë edhe është i izoluar.

Kështuqë nuk gënjen me një fëmijë të kopshtit e jo më ata që kanë shpresat te ti.

Ata që ndjekin Berishën nga prapa janë ata që thonë shpresa vdes e fundit, pjesa tjetër janë ata që kanë interes te Berisha dhe një pjesë tjetër që besojnë se ai do të marrë vulën.

Berisha e ka kuptuar, nuk bën fushatë elektorale. Opozita 3-4 muaj duhet të jetë në proces organizimi, takimeve me njerëzit. Ai bën takime me militantët.

Qarku i Gjirokastrës ka 7 bashki, dhe në këto të organizosh takim me 150 persona, është dështim,” u shpreh Bejko.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!