Scholz thirrje Indisë: Të bashkëpunojmë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

schedule13:26 - 25 Shkurt, 2023

schedule 13:26 - 25 Shkurt, 2023

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të shtunën se Gjermania dëshiron ta ketë mbështetjen e Indisë, ose të paktën të mos i pengojë përpjekjet e Perëndimit për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Pas bisedimeve me kryeministrin indian, Narendra Modi, Scholz ka përmendur se shtetet në zhvillim janë duke u dëmtuar nga bllokadat në energji dhe ushqim, si pasojë e luftës, dhe shpreson që India do të ndihmojë në sigurimin e furnizimeve kritike në Azi, Afrikë dhe kontinentin amerikan.

Modi nga ana tjetër ka thënë se India dëshiron që t’i jepet fund konfliktit, përmes dialogut dhe diplomacisë.

“India është e gatshme të kontribuojë në çfarëdo iniciative për paqe”, ka thënë ai.

Ai është përmbajtur nga kritikat shtesë ndaj Rusisë, pasi Moska është një nga furnizuesit krysorë të Indinë me armë dhe naftë.

Scholz ka diskutuar me Modin edhe për mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Ai ka  deklararuar se është i gatshëm për një marrëveshje për tregti të lirë në mes të Bashkimit Europian dhe Indisë, dhe se ai “personalisht do të sigurohet që kjo gjë të mos zvarritet”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!