Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Benzi lëviz mbi trotuar me shpejtësi “skëterr”, gjobë e madhe për shoferin në Pogradec

schedule11:16 - 25 Shkurt, 2023

schedule 11:16 - 25 Shkurt, 2023

Qarkulloi me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në qendër të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit.

Menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në trotuar, në zonë të banuar, në Pogradec, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit që shfaqej në video, shtetasit D. S.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor, në bazë të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, ndaj shtetasit D. S. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se aktualisht automjeti nuk posedohet nga shtetasi D. S, por nga një shtetas tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!