Kukësi mposht në shtëpi Partizanin dhe i bën nder Tiranës, Egnatia fiton ndaj Bylisit

schedule14:59 - 24 Shkurt, 2023

schedule 14:59 - 24 Shkurt, 2023

Janë luajtur dy sfida të raundit të 23-të në orën 13:00 të vlefshme për Kategorinë Superiore.

Kukësi ka arritur të marrë një fitore me peshë të madhe në shtëpi përballë Partizanit.

Verilindorët arritën të shënonin golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 22-të me anë të Taipit. Lojtari i Kukësit shënoi një gol fantastik me rrofeshat.

Pjesa e parë ka patur pak tension dhe kartonat e verdhë nuk kanë munguar, me gjyqtarin kryesorë që ka treguar dy të tillë për secilën skuadër. Pjesa e dytë pati disa raste konkrete, por nuk u kthyen në gol. Kështu, me këtë fitore, Kukësi ka mundur të marrë tre pikët e arta dhe renditet tashmë në vendin e 8-të me 28-të pikë, por ende ende ndodhet në zonën e kuqe, pasi sipër tyre ndodhet Teuta me pikë të barabarta.

Partizani kështu ka humbur shansin e mirë për të barazuar me pikë Tiranën kryesuese.

Ndeshja tjetër mes Bylisit dhe Egnatias përfundoi me rezultatin 2-3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 , por nuk kanë munguar kartonat e verdhë, me të dyja skuadrat të cilat morën nga dy të tillë.

Pjesa e dytë nisi mirë për ballshiotët, pasi Lajthia shënoi golin e avantazhit. Por, në minutën e 55-të, Damcevski shkakton një penallti dhe del jashtë me kartonin e kuq, pasi mori të dytin të verdhë. Santos nuk gaboi para portës dhe arriti të barazonte shifrat.

Në minutën e 64-të, Egnatia kalon në avantazh duke përmbysur shifrat me anë të Dwamena. Shirat u trefishuan për Egnatian në minutën e 84-të falë Atandës.

Bylis provoi të nxehte pak situatën në minutën e 88-të duke shënuar golin e dytë dhe duke çuar rezultatin në 2-3. Me këtë rezultat, Egnatia merr tre pikët dhe pozicionohet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Bylisi në vendin e 9-të me 26 pikë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!