Pasojat shkatërruese të luftës në Ukrainë pritet të ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve, sipas një deklaratë të UNICEF.
Siç vë në dukje organizata ndërkombëtare, rreth 1.5 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga depresioni, ankthi, çrregullimi i stresit post-traumatik dhe çështje të tjera të shëndetit mendor, me efekte dhe pasoja të mundshme afatgjata.
Gjithashtu, aksesi i fëmijëve dhe familjeve të tyre në shërbimet bazë shëndetësore është ndërprerë plotësisht, ndërkohë që mijëra fëmijë janë larguar si pasojë e konfliktit në të gjithë vendin u mungojnë vaksinat jetike për t’i mbrojtur nga poliomieliti, fruthi, difteria dhe sëmundje të tjera kërcënuese për jetën.
Në të njëjtën kohë, kriza ekonomike dhe energjetike e shkaktuar nga lufta ka sjellë humbje të konsiderueshme të të ardhurave për një numër të madh familjesh, me pasoja shkatërruese për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Në një sondazh të fundit të UNICEF-it80% e të anketuarve kanë vënë re një përkeqësim të situatës së tyre ekonomike, ndërsa sipas analizës së UNICEF-it, përqindja e fëmijëve që vuajnë nga varfëria është pothuajse dyfishuar nga 43% në 82%.
UNICEF ka bërë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive dhe për hapjen e pikave të kalimit për të dërguar ndihma humanitare në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, për të ndaluar sulmet ndaj fëmijëve dhe infrastrukturës bazë për të cilën ata kanë nevojë, si shkollat, spitalet dhe sistemet e ujit dhe kanalizimeve; dhe për t’i dhënë fund përdorimit të armëve të rrezikshme në zonat e banuara, që janë në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjës për vdekjen dhe plagosjen e qindra fëmijëve.
/abcnews.al