Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha te Krimet e Rënda, do pyetet nga prokurorë belgë për “Toyota Yaris”

schedule09:30 - 25 Korrik, 2019

schedule 09:30 - 25 Korrik, 2019

Kryetari i PD Lulzim Basha është thirrur sot në prokurorinë e krimeve të rënda, për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve belgë të ardhur në Shqipëri, për atë që njihet si çështja e Toyota Yaris.

Kryetari i PD do t’u përgjigjet 3 pyetjeve, që më herët kishin mbërritur me letërporosi: si është informuar ai për prejardhjen e parave, si është informacioni i saktë që ka marrë dhe nga kush i ka marrë këto informacione. Dy ditë para se 3.4 milionë euro të kapeshin në dy makina Toyota Yaris në Durrës, Lulzim Basha akuzoi nga foltorja e kuvendit kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla si i përfshirë në këtë cështje, ndërsa Balla i cilësoi akuzat si shpifje. Të martën prokurorët belgë kanë morën në pyetje 4 të pandehurit Edi dhe Klevi Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka, të cilët ndodhen të arrestuar në vendin tonë.

Basha është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e kësaj cështjeje, ku ai pretendon se krimi është i lidhur me politikën në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!