Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një minierë në Kinë por numri i të vdekurve pritet të rritet më shumë pasi 49 persona janë ende të zhdukur.
? Breaking:
?? 50 Stuck After China Mine Collapse: Two Killed, Reports
On Wednesday, a “catastrophic collapse” occurred in a mine in Inner Mongolia, and rescuers are currently working to free the trapped miners. pic.twitter.com/KIJzmsEIaO
— OsintTV? (@OsintTV) February 22, 2023
Një rrëshqitje dheu ndërpreu operacionin e kërkimit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Më shumë se 900 anëtarë të ekuipazheve të shpëtimit shkuan në vend në minierën e qymyrit në Alsa, një zonë e largët në pjesën perëndimore të Mongolisë së Brendshme (në veri), sipas të njëjtit burim.
Presidenti Xi Jinping mbrëmë urdhëroi autoritetet lokale të “bëjnë gjithçka që është e mundur për të gjetur dhe për të shpëtuar njerëzit e zhdukur, sipas CCTV.
Zona ku ndodhi tragjedia është e populluar pak dhe ekonomia e saj mbështetet shumë në minierat e qymyrit.
/abcnews.al