Ish -deputeti i Ervin Salianji dorëzoi në Komisionin e Pavarur të Apelimit një CD që sipas tij inkriminon integritetin e Prokurorit të Krimeve të Rënda Gent Osmani. Ish deputeti demokrat bën me dije se ky material përmban komunikimin në mënyrë miqësore me Alfred Alizotin i njohur ndryshe si dëshmitar i çështjes “Babale”, që më pas është fshirë nga vetë prokurori Osmani.
Ky është audio-përgjimi që Partia Demokratike pretendon se është fshirë nga prokurori i Gent Osmani pasi ka komunikuar miqësisht me Alfred Alizotin, dëshmitarin që pranoi se është shtirur si Agron Xhafaj në audio-përgjimin e çështjes Babale.
Ish-deputeti Ervin Salianji e ka dorëzuar tashmë në Komisionin e Pavarura të Apelimit.
Sipas ish deputetit demokrat prokurori Osmani nuk duhet që të kalojë KPA-në, pasi përgjimet faktojnë se ka lidhje me krimin me mbështetjen politike.
“Rama dhe Xhafaj kanë vënë në shërbim të vetes një kriminel si Alfred Alizoti. Ne nuk po sulmojmë drejtësinë, por jemi për drejtësi të pavarur. Të tillë prokurorë duhet të dalin nga sistemi. E kam dorëzuar materialin sipas procedurave. Duhet të hapet një hetim për shpërdorim detyre për Gent Osmanin”.
Prokuroi Osmani e ka fshirë këtë audio përgjim që disponon Partia Demokratike vuri në dukje Ervin Salianji sipas të cilit është një veprim që në tentativë për ti shpëtuar aferës së trafikut të drogës është kaluar në një aferë më të madhe, atë të përdorimit të Prokurorisë për interesa personale./ABC News Albania 24/7