Mueller: Trump mund të akuzohet pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë

schedule16:40 - 24 Korrik, 2019

schedule 16:40 - 24 Korrik, 2019

Ish prokurori special Robert Mueller u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump mund të akuzohet sërish në momentin që do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, për pengim të drejtësisë. Në dëshminë e tij para kongresit amerikan Mueller shtoi se Trump nuk është shfajësuar totalisht nga akuzat.

Donald Trump mund të akuzohet pasi të jetë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Është kjo deklarata para kongresit amerikan të ish prokurorit special të Russiagate, Robert Muller, i cili shtoi se ka gjetur prova të pamjaftueshme për fajësinë e presidentit amerikan për bashkëpunimin me rusët. Në dëshminë e tij Mueller theksoi se bashkëpunimi dhe përfshirja nuk janë sinonime.

Mueller shpjegoi se hetimi i tij nuk u përball me përplasjen që nuk është një term ligjor, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e Trump. Mueller shtoi se pavarësisht dhjetë akuzave për pengim  të drejtësisë, duke u bazuar në veorimet e ministrisë së drejtësisë, që ndalojnë akuzimin e një presidenti në pushtet, ata vendosën të mos marrin një vendim nëse kreu I shtëpisë së bardhë ka kryer apo jo një krim.

Në dëshminë e tij para komisionit të drejtësisë në dhomën e deputetëve Mueller tregoi ndër të tjera se Donald Trump refuzoi të merrej në pyetje. Mueller shtoi se gjatë karrierës së tij kishte parë demokracinë amerikane përballë shumë sfidave. Përpjekjet e qeverisë ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane sipas tij janë kërcënimet më serioze dhe meritojnë vëmendjen e çdo amerikani. Ish-prokurori special është marrë me hetime për lidhjet mes stafit të presidentit Trump dhe Rusisë. Rusia sipas tij mendonte të përfitonte nga fitorja e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pyetjes së qartë, Mueller u përgjigj se nuk e ka shfajësuar totalisht Trump si ka dalë nga një raport i gjatë I publikuar në fund të hetimeve. Presidenti nuk është shfajësuar nga gabimet që mund të ketë bërë, përfundoi ai./ABC News Albania 24/7