Babë e bir “djegin” rrjetin me këngën e tyre: Dardha nën dardhë bie

schedule10:20 - 22 Shkurt, 2023

schedule 10:20 - 22 Shkurt, 2023

Shpejtim dhe Elion Krasniqi janë babë e bir që janë bërë viral në rrjet. Ndonëse, i ati ka shumë vite që merret me muzikë, duhej pikërisht një këngë e përgatitur nga djali që të bëhej i njohur.

Në një lidhje me Skype nga Gjeneva për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar si lindi ky bashkëpunim dhe pse u realizuar pas kaq shumë vitesh. Sakaq, Elioni theksoi se nuk ka ndërmend të heq dorë nga kënga pasi e ka pasionin e tij më të madh.

“Kemi bërë një bashkëpunim bashkë me babin dhe fillim kur ja nisa për të bërë këtë bashkëpunim, unë isha në studio me një muzikë moderne dhe erdhi babi tha: ‘Elion hajde të hash bukë’. Prit, o ba, i thash dhe dëgjoje pak këtë muzikën që jam duke berë. Prit ta provoj dhe unë pak këtë me një stil timin dhe e provoj dhe doli shumë mirë.  Për mua babi është artist i të gjitha skenave, i gjithanëshëm. Kemi bërë disa bashkëpunime me babin, por me thënë të drejtën unë isha me studime në menaxhim biznesi dhe sapo i kam përfunduar vitin e kaluar dhe tani munda të merrem pak më profesionalisht me muzikën. Si mund të mos bëhem këngëtar, kur babin, mamin, djalin e axhës, vajzën e axhës dhe axhat e mija e bëjnë këtë”, u shpreh djali.

“U rrit u bë i madh dhe tani merret me muzikë. Ne themi që dardha nën dardhë bie. Duke e parë që është shumë i interesuar për muzikë, shfrytëzova rastin që ta ketë studion e vetë. Ja që rezultati ja vlen”, tha babai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!