Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar protestën e opozitës për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj ka ironizuar hyrjen me forcë të Bashës brenda ambienteve të teatrit, duke theksuar se:
“Lajm i mirë është që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në Teatër dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Hollandë, ku më i fundit është “Theatre de Stoep”! Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish”, shkruan Veliaj.
Ai shpreh bindjen se sikurse tek Pazari apo këndi i lojërave që në fillim ka pasur skeptikë që pengojnë zhvillimin, sërish në fund do të fitojë Tirana.
“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Kalasë, kundër Zgjedhjeve me #EdheUnë & sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend janë i njëjti grup? PD & LSI me mashat!”, shkruan Veliaj./abcnews.al