Përballja ndaj “qytetarëve” të Manchester City është mbrëmjen e nesërme dhe skuadra e Leipzig, duket se do të vuajë një mungesë të madhe, në sfidën e parë të 1/16-ve, të Champions League.
Në raportin e sotëm stërvitor të klubit gjerman është theksuar se “fantazisti” francez, Christopher Nkunku nuk e ka përfunduar të gjithë stërvitjen, teksa e ka ndërprerë pas disa shqetësime, që duket se lidhen me dëmtimin e tij të fundit.
Stafi mjekësor do ta mbajë 25-vjeçarin nën vëzhgim 24 orët e ardhshme, ndërsa kujtojmë se Nkunku humbi disa ndeshje në fillim të këtij viti, për shkak të këputjes së ligamentit kolateral anësor, dëmtim që e la dhe jashtë “Kupës së Botës. /i.m /abcnews.al