Këngëtarja e muzikës popullore, Amarda Akarxhiu ka bërë ditën e sotme një rrëfim si rrallëherë për jetën e saj private. Ajo foli për gjithçka nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin, njohja me partnerin e ri deri te sëmundja e rëndë nga e cila vuan e ëma.
Me lot në sy, këngëtarja zbuloi se nëna e saj vuan nga alzhaimeri dhe është në një stad të mesëm, ku ndonjëherë ndodh që edhe mos ta njoh. Amarda tha se e ka përjetuar shumë keq, pasi jeton edhe larg në SHBA, edhe si pasojë stresi i ka shtuar ndër të tjera shumë kilogramë.
“Nëna ime vuan prej tre vitesh nga alzhaimeri. Nuk është e përkeqësuar fare, nuk është në atë stadin që nuk më njeh. Normal që më njeh, por është në atë stadin që njëherë më njëherë nuk më njeh. Është në atë stadin e mësëm, do të thoja unë. E kam përjetuar shumë shumë keq, ndoshta edhe shihet pasi të gjitha këto kilogramët që kam marr janë të stresit. Vitin e parë ishte shumë e vështirë, sa që humba çdo shpresë se normal kur ti do të ja dëgjosh zërin, do të komunikosh për gjërat e tua. Edhe ndodhi pikërisht një vit pasi unë isha divorcuar dhe kisha shumë nevojë për mamin tim. Normal që më ka ndenjur afër babi dhe babi i ka ndejtur afër dhe asaj. Edhe e falenderoj shumë. Edhe vëllezërit e mi i kanë ndejtur afër, por që unë e kam përjetuar se kur je larg e përjeton më shumë. Edhe do doja të flisja me mamin në telefon, por nuk përgjigjeshe dhe ishte shumë e vështirë. Por unë jam një vajzë e fortë se në atë kohë hyra në një depresion të lehtë.
Unë e kam kaluar atë stadin, sa më janë tharë edhe lotët dhe nuk më del më asnjë pikë lot. Kam dy vjet tashmë. Erdhi një moment i thash vetes ‘Amarda stop’ se ke djalin për të rritur”, u shpreh ajo e prekur./abcnews.al