Të paktën 18,955 viktima janë regjistruar që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara të Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
OHCHR publikoi raportin duke cituar numrin e viktimave si 7,199 të vrarë dhe 11,756 të plagosur, por beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta.
Nga 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri më 12 shkurt 2023, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) thaa se 18,955 persona ishin vrarë ose plagosur në vend: 7,199 të vrarë dhe 11,756 të plagosur.
Një total prej 697 viktima janë raportuar në janar 2023, ku të dhënat treguan se dhuna vazhdoi përgjatë vijës së frontit prej 1200 km, por ishte e përqendruar kryesisht në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhzhia.
/abcnews.al