Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Zjarri dogji sipërfaqe të madhe toke në Klos dhe vuri në panik banorët, vihet në pranga autori i dyshuar

schedule09:13 - 21 Shkurt, 2023

schedule 09:13 - 21 Shkurt, 2023

Policia në Klos ka arrestuar shtetasin Agim Xhiherri, 38-vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarrin në vendin e quajtur “Kepi i djepzave” në bashkinë Klos pak ditë më parë, dhe si pasojë e përhapjen së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke.

Për shkak të flakëve, banorët e zonës u futun në panik, ndërsa 38-vjeçari është vënë në pranga për veprën penale, “Shkatërrim prone me zjarr”.

ABC News mëson 38-vjeçari është shprehur se zjarrin e ka vënë për hapjen e kullotave për bagëtitë.

Njoftimi:

Klos/Ndezi zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, flakët u përhapën duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe duke shkaktuar panik tek banorët, pas disa orësh hetime, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 38 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!