Këshilli i lartë Gjyqësor ka gjetur zgjidhjen për zhbllokimin e Gjykatës së Lartë.
Në mbledhjen e kësaj të marte, u vendos që shqyrtimi i çështjeve të bëhet nga gjyqtarë të gjykatave të Apelit, të cilët duhet të kenë jo më pak se 13 vite eksperiencë pune, e të kenë kaluar vettingun.
Kjo zgjidhje e KLGJ është një nga tre opsionet që misioni EURALIUS sugjeroi për të bërë funksionale Gjykatën e Lartë. Sipas ekspertëve evropianë, ky opsion duhej të ishte masa e fundit që duhej ndërmarrë vetëm në raste të veçanta.
Në Gjykatën e Lartë ka shkuar në 32 mijë numri i dosjeve në pritje, ndërsa ka disa çështje ekstradimi të cilave nëse u kalojnë afatet, rrezikojnë lirimin e personave që presin ekstradimin e zgjidhja e KLGJ ka patur parasysh këtë situatë delikate.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 gjyqtarë, nga 19 që duhet të ketë. Për 3 kandidatë jo gjyqtarë ka nisur verifikimi, ndërsa për kandidatët gjyqtarë duhet të përfundojë procesi i vettingut në të dyja shkallët. Cka do thotë se bazuar në këtë proces, ngritja e Gjykatës së Lartë do kërkojë edhe disa muaj./ABC News Albania 24/7