Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cristiano Ronaldo, prova për “paqe”/ Federata portugeze planifikon një takim me CR7 javën e ardhshme

schedule19:00 - 2 Tetor, 2026

schedule 19:00 - 2 Tetor, 2026

Largimi i Cristiano Ronaldo nga grumbullimi I përfaqësueses është kthyer në një çështje kombëtare në Portugali, ndërsa ka ndarë në dysh të gjithë vendin. CR7 është një legjendë dhe për këtë arsye, pavarësisht ngjarjeve të fundit, Federata Portugeze e Futbollit nuk dëshiron që marrëdhënia me lojtarin të përfundojë në mënyrë kaq të papritur dhe të trishtë.

Si rrjedhojë, Federata po punon për të arritur pajtimin me Cristiano javën e ardhshme. Me pëlqimin e lojtarit, do të kërkohet të gjehet një gjuhë të përbashkët mes të gjitha palëve, përfshirë trajnerin Jorge Jesus. Drejtuesit shpresojnë ta rikthejnë situatën në normalitet, të rivendosin një marrëdhënie korrekte e të shëndetshme dhe të sigurojnë që karriera e lojtarit në kombëtare të mos përfundojë me këto ngjarje të fundit. Brenda Federatës ekziston bindja se ai e meriton një lamtumirë plot respekt dhe dinjitet, që i përshtatet arritjeve të tij gjatë gjithë karrierës.

Kjo duket se është edhe bindja e opinionit publik në Portugali.



Në vende të ndryshme të Lisbonës u shfaqën postera në mbështetje të lojtarit, përfshirë edhe përgjatë rrugës nga stadiumi “Estádio da Luz” drejt aeroportit. Në to vlerësohet futbollisti dhe kritikohet trajneri i kombëtares, Jorge Jesus.

Sipas mediave lokale, palët kanë vendosur kontaktet e para, por është e pamundur që Cristiano Ronaldo të rikthehet në kombëtare për ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve që do të luhet më 4 tetor në Porto. Kjo mund të ndodhë vetëm në dy ndeshjet e nëntorit, pavarësisht se sipas rregullores së Federatës, nëse një lojtar largohet pa leje nga grumbullimi pezullohet deri në gjashtë muaj. Por për një si Cristiano Ronaldo, ky rregull mund të shkelet.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!