Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndarja e re Territoriale/ Diskutime në komisionin e ligjeve para miratimit në parlament

schedule18:33 - 2 Tetor, 2026

schedule 18:33 - 2 Tetor, 2026

Reforma administrativo-territoriale ka rikthyer përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Gjatë mbledhjes ku u prezantuan gjetjet e konsultimit publik për riorganizimin e territorit, deputetët e opozitës kërkuan që procesi të ndalet dhe që nisma e mazhorancës të shqyrtohet paralelisht me projektligjin e propozuar nga opozita.

“Kur Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar atë pr.ligj për konsultim, ky proces nuk mund të vazhdojë. Duhet që të merret edhe pse është me vonesë. Duhet të presim kush është qëndrimi i bashkive në lidhje me pr.ligjin e ri. Këshillat bashkiakë të shprehen për atë. Vetëm atëherë Kuvendi do të jetë në gjendje të shqyrtojë si duhet dy nisma ligjore që janë në të njëjtën kohë për dy çështje, por me qëndrime të ndryshme”, tha Bylykbashi.

Mazhoranca ka sqaruar se të dyja propozimet janë trajtuar njësoj.



“Po më pyesni pse nuk e ka bërë për nismën tuaj. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm më ka bërë me dije se është nisur nisma juaj njësoj si e jona të gjitha bashkive. Me të njëjtën procedurë, siç e keni kërkuar ju. Keni depozituar një projektligj dhe i keni kërkuar Kuvendit me ua nis të gjitha bashkive”, tha Manja.

Opozita kundërshtoi mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke argumentuar se bashkitë dhe qytetarët, veçanërisht ata të zonave që parashikohet të shkrihen, nuk janë konsultuar në mënyrë të plotë.

Përballë këtyre kundërshtimeve, mazhoranca argumentoi se procesi i konsultimit publik është zhvilluar dhe se qëndrimet dhe dokumentacioni i dërguar nga bashkitë janë administruar.

Sipas mazhorancës, ndryshimet nuk synojnë thjesht riorganizimin e njësive vendore, por përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe rritjen e mundësive për investime.

Mazhoranca theksoi gjithashtu se bashkimi i njësive vendore nuk do të thotë largim i shërbimeve nga qytetarët, pasi ato do të vijojnë të ofrohen në njësitë administrative.

Propozimi i socialistëve për ndarjen e re administrativo-territoriale e ndan vendin në 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative. Pritet të diskutohet të hënën, në datë 5 tetor, nen për nen dhe të kalojë më pas, më 8 tetor, në Parlament për votim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!