Formacionet zyrtare Inter-Udinese: Inzaghi kërkon fitoren me dyshen Lukaku-Dzeko

schedule20:18 - 18 Shkurt, 2023

schedule 20:18 - 18 Shkurt, 2023

Pas rreth 30 minutash, më stadium legjendar “Giuseppe Meazza”, vendasit e Inter do të përballen me vizitorët e Udinese, në një përballje të vlefshme për javën e 23-të, të kampionatit italian të futbollit Serie A.

Tekniku i “zikaltërve”, Simone Inzaghi ka zgjedhur përballë “bardhezinjve” formacionin e zakonshëm 3-5-2, ku në portë është rikthyer Samir Handanovic. Darmian, Acerbi dhe Bastoni janë rreshtuar në prapavijë, ndërsa mesfusha plotësohet nga Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan dhe Dimarco. Ndërkaq, sulmi i është besuar dyshës së “shtatlartëve” Lukaku-Dzeko.

Në krahun tjetër për të surprizuar “zikaltërit”, tekniku i Udineses, Andrea Sottil ka zgjedhur gjithashtu formulën 3-5-2. Në portë Silvestri e para tij Ebosse, Bijol dhe Rodrigo Becao. Në mesin e fushës janë pozicionuar Lovric, Walace dhe Pererya, me Udogie dhe Ehizibue të vendosur në krahët e fushës. “Përgjegjësia” e golave i është lënë dyshes Beto-Thauvin, me francezin që sapo është transferuar te Udinese, muajin e kaluar. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE: