I intervistuar nga “ESPN”m Angel Di Maria bëri gjithashtu një zbulim interesant për ish-shokun e tij të skuadrës, Kylian Mbappe dhe për rinovimin e tij të shumëpërfolur me PSG.
“Ata e detyruan Mbappen të qëndronte te PSG-ja, pikërisht në kohën kur ai kishte mundësi të largohej. Ata i dhanë atij të drejta absolute në ekip, i dhanë fuqi dhe shumë përgjegjësi.
Mbappe ka një karrierë të jashtëzakonshme përpara tij, është një djalë i mirë dhe nuk mendoj se ka ndryshuar shumë”, është shprehur Di Maria./ h.ll/abcnews.al