Me deklaratën e tij, Sheikh Jassim Mohammed Al Thani njoftoi dorëzimin e një oferte zyrtare nga Katari për blerjen e Manchester United.
Konkretisht, oferta është dorëzuar pak para përfundimit të afatit të vendosur nga familja Glazer dhe në këtë mënyrë grupi i investitorëve nga Katari bëhet kandidati i dytë kryesor për blerjen e “djajve të kuq” pas Jim Ratcliffe, shkruan abcnews.al.
Breaking | Sheikh Jassim Bin Hamad Al Thani’s offer to buy Manchester United is worth €4.5bn & comes with 0% debt financing, according to @Tanziloic.
— Get French Football News (@GFFN) February 17, 2023
Siç thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Sheikh Jassim Bin Hamad Bin Jaber Al Thani, qëllimi i grupit të investitorëve nga vendi arab është kthimi i Manchester United në kohët e lavdisë dhe suksesit të dikurshëm.
Gjithashtu theksohet se investimet do të kenë të bëjnë jo vetëm me departamentin e garave, por edhe qendrën stërvitore, Old Trafford, ekipin e femrave dhe në përgjithësi gjithçka që lidhet me funksionimin dhe strukturën e klubit, ndërsa më shumë detaje për sasinë dhe detajet e oferta do të bëhet e ditur kur të gjykohet e nevojshme. /G.D abcnews.al/