41 mijë fakte nga lufta në Kosovë, autori: Kam punuar 21 vite për librin që peshon 20 kg

schedule09:38 - 17 Shkurt, 2023

schedule 09:38 - 17 Shkurt, 2023

Shkrimtari Afrim Mustafa ka treguar “të fshehtat” e librit të tij “Bardhësia e Atdheut”, i cili mbart 41 mijë fakte historike nga lufta e heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu, lufta e Kosovës deri në ditët e sotme.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se puna për këtë enciklopedi ka zgjatur plot 21 vite dhe janë bërë 7 ribotime. Mustafa ka theksuar janë dëshmi, fakte dhe të tjera materiale konkrete të marra drejtpërdrejt në familjet e dëshmorëve, të cilën dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e atdheut në Kosovë.

Është një enciklopedi që e kanë vlerësuar personalitete të ndryshme të jetës publike, institucionale, akademike të trojeve shqiptare, përfshijnë gjithsej 41 mijë fakte, argumente gjithëkombëtare, nga luftërat heroike të kryetrimit tonë legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu, pastaj deri te lidhja e Prizrenit dhe deri te kryekomandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Kjo enciklopedi e ka zanafillën e saj që nga lufta e UÇK-së në Kosovë. Unë kam pasur fatin të jem pjesëmarrës në luftë dhe tani veteran. Është një punë, një veprimtari, e cila ka zgjatur për 21 vjet deri në kurorëzimin e enciklopedisë me botimin e saj që e kemi bërë edhe ribotimet e saj 7 herë para disa muajsh. Pra, plot 2 dekada ka zgjatur kjo punë, për të përgatitur, për të grumbulluar dhe për të vendosur brenda kopertinave.

Janë dëshmi, fakte dhe të tjera materiale konkrete të marra drejtpërdrejt në familjet e dëshmorëve, të cilën dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e atdheut në Kosovë”, u shpreh ai.