“Protesta e 3 marsit, presion ndaj Apelit”, Bejko: Berisha ka frikë, Meta “besnik” për t’i marrë stafetën

schedule18:58 - 16 Shkurt, 2023

schedule 18:58 - 16 Shkurt, 2023

Analisti, Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Special Report” të gazetarit, Arlind Isa në ABC News, foli edhe për protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Sali Berisha në datën 3 mars, ditë kur do të mbahet edhe gjyqi i vulës.

Bejko shprehet se Berisha këtë herë ka frikë nga vendimi i Apelit, pasi herën e parë e dinte kush ishte gjyqtari dhe padyshim që protesta e 3 marsit bëhet për t’i bërë presion Gjykatës.

Në lidhje me pozicion që po mban Meta, Bejko u shpreh se lideri aktual i Partisë së Lirisë, shpreson që Berisha t’i lejë stafetën e Partisë Demokratike.

“Protesta për t’i bërë presion Apelit?

Ajo bëhet për t’i bërë presion gjykatës për të marrë vulën. Për Berishën fitore do të jetë marrja e partisë.

Ka frikë?

Ata e dinë shumë mirë që vula nuk i takon Berishës. E dinë edhe kush ishte gjyqtari i parë që mori një vendim.

Berisha ka kohë që del nëpër media, duke thënë se Rama po na çon drejt mospjesëmarrjes në zgjedhje. Më shumë se strategji e Ramës është e Berishës. Berisha e di rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Berisha nuk flet më për fitore në zgjedhje. Nuk është i përgatitur për fitore. Berisha është i përgatitur që të delegjetimojë gjithçka tjetër.

Kush nuk është të, është armiku i tij. Rama është i lumtur që ka Berishën përballë.

Mesazhet e Metës, dashamirësi?

Meta ka kohë që vjen djathtas, ndërsa Berisha ikën majtas, do vijë një pikë që do të takohen.

Duke qenëse LSI po “shkrihet”, Meta duke i shprehur nivel të lartë besnikërie Berishës, shpreson që me largimin e Berishës, mund të mbetet Meta pas tij,” theksoi Bejko.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!