Çfarë ndodh me trupin kur flini pa jastëk

schedule21:54 - 15 Shkurt, 2023

schedule 21:54 - 15 Shkurt, 2023

Shumë njerëz nuk mund të flenë pa përqafuar një jastëk komod. Por në fakt, fjetja me jastëk mund të mos jetë mënyra më e mirë, pasi mund të ndikojë në trupin dhe gjendjen shpirtërore.

Parandalon dhimbjen e shpinës dhe qafës

Kur flini pa jastëk, shtylla kurrizore mund të pushojë dhe trupi juaj është në pozicionin natyror. Gjithashtu, përkulja e qafës për një një kohë të gjatë mund të krijojë dhimbje.

Lufton dhimbjen e kokës

Nëse zgjoheni me një dhimbje koke, fajin mund ta ketë jastëku juaj. Jastëkët që janë shumë të lartë bëjnë që të shtohet më shumë tension tek muskujt e qafës, gjë e cila mund të shkaktojë dhimbje koke në mëngjes pasi jeni ngritur nga shtrati.

Mund të lehtësojë stresin

Nëse jastëku nuk është i rehatshëm, mund të ndikojë tek gjumi. Për pasojë, kur nuk ju zë gjumi, trupi mund të lëshojë më shumë hormone të stresit gjatë ditës.

Parandalon puçrrat në fytyrë

Duke mos e larë shpesh jastëkun, bën që papastërtitë që mbart të përfundojnë në lëkurë, gjë që krijojnë inflamacion dhe puçrra. /abcnews.al