“Shtegu i Mullinjve”, zona atraktive që pret turistët

schedule19:45 - 21 Korrik, 2019

schedule 19:45 - 21 Korrik, 2019

Ka filluar Edicioni Veror në ABC News dhe gazetarët tanë në Jug po eksplorojnë vende që frekuentohen nga turistët e shumtë.

“Sot ndodhemi pranë Potamit të Dhërmiut dhe kemi ardhur për të eksploruar një vend shumë piktoresk dhe interesant. Ai quhet Shtegu i Mullinjve dhe është 1.5 km i gjatë, përgjatë një përroi me ujë të freskët, me pemë të harlisura  dhe nën cicërimën e zogjve. Shtegu i Mullinjve duket sikur po rijetësohet pasi ka nis restaurimi i mullinjve të vjetër”, shprehet gazetari jonë Maksi.

Kjo zonë ndodhet në fshatin e Dhërmiut dhe pritet që të kthehet në një atraksion turistik pasi po investohet edhe në infrastrukturë.

Por itinerari prej 1.5 km i Shtegut të Mullinjve finalizohet më një panoramë piktoreske siç është ujëvara.

“Pasi përfunduam rrugëtimin tonë përgjatë Shtegut të Mullinjve kemi mbërritur në një nga pikat më relaksuese që ia vlen të vizitohet në zonën e Dhërmiut, dhe kjo është ujëvara”, tha gazetari i ABC News nga Dhërmiu./abcnews.al