Vritet në Holandë i vetëshpalluri President i Çamërisë

schedule13:00 - 21 Korrik, 2019

schedule 13:00 - 21 Korrik, 2019

Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar në një atentat në Holandë, i vetëshpalluri President i Republikës së Çamërisë, Festim Lato.

Policia holandeze ka bërë me dije se dy persona e kanë ftuar për kafe Laton dhe sapo ka dale nga shtëpia është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Njoftimin e vrasjes e ka bërë Angelo Aliu, i vetëquajtur kryeministër i Republikës së Çamërisë. Ai shkroi në facebook se është vrarë në Holandë pas një atentati Festim Lato.

Ai pretendon se vrasja e Presidentit të Çamërisë, ka motiv politik, në një kohë që Lato është biznesmen në Holandë.

Festim Lato ka lindur në Vlorë më 1 Janar të vitit 1973. Nuk dihen arsyet e vrasjes dhe nëse ajo ka lidhje me veprimtarinë e Latos për pavarësinë e Çamërisë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!