20 mijë persona protestuan në Moskë kundër përjashtimit të kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet vendore të muajit shtator. Vetë politikanët paralajmëruan se nuk do të dorëzohen duke kërcënuar edhe me grevë urie.
“Do u tregojmë atyre se kjo është një lojë e rrezikshme. Duhet të luftojmë për kandidatët tanë.” Me këtë pretendim rreth 20 mijë persona protestuan në Moskë, kundër përjashtimit të kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet vendore që do të mbahen në Moskë në muajin shtator. Ata kërcënuan me manifestime të tjera nëse autoritetet nuk do të lejojnë regjistrimin e një grupi shumë të njohur politikanësh. Ata premtuan se nuk do të heqin dorë, duke paralajmëruar madje dhe një grevë urie për një javë, në shenjë proteste për përjashtimin nga gara elektorale. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e brendshme ruse, protestuesit ishin 12 mijë. Rreth 7.2 milionë banorë të Moskës do tu drejtohen qendrave të votimit në shtator për të zgjedhur 45 deputetë të parlamentit vendor, ku aktualisht mazhoranca është e partisë në qeveri Rusia e bashkuar. /ABC News Albania 24/7