Max Allegri pati një shpërthim të egër ndaj një tifozi të Juventusit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Fiorentinës.
Trajneri i bardhezinjve nuk i duroi dot sulmet e tifozëve të skuadrës së tij gjatë ndeshjes duke i bërtitur “mbylle dhe zbrit këtu”, me incidentin e regjistruar nga kamerat e transmetimit. Natyrisht, Allegri është pyetur për incidentin në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur se si nuk mund ta pranojë këtë sjellje nga tifozët e klubit.
“Jam i trishtuar sepse ka shumë tifozë që ndihmojnë ekipin dhe dikush që del në fushë duke paragjykuar një nga lojtarët tanë. Më vjen keq për fishkëllimat për Mattia De Sciglio, Kean dhe gjithashtu Paredes që u dëgjuan disa herë. Është mungesë respekti për një grup lojtarësh që po bëjnë mirë në një kohë të vështirë.
E kuptoj që ka fishkëllima pas humbjeve të ndeshjeve, siç pati pas humbjes nga Monza, por nuk është e drejtë të shash një lojtar”, ishin fjalët e tij. /G.D abcnews.al/
— mike @chiccochiesa ?️ (@chiccochiesa_) February 12, 2023