Përfshihet nga flakët banesa në Memaliaj, vetëm dëme materiale

schedule16:52 - 11 Shkurt, 2023

schedule 16:52 - 11 Shkurt, 2023

Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët në Memaliaj në orët e pasdites, por për fat të mirë ka pasur vetëm dëme materiale.

Zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e një bombule gazi.

Njoftimi:

Memaliaj/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2023, rreth orës 16:05, në fshatin Toç, Memalij, ka marrë flakë dhe është djegur banesa e shtetasit H. H., rreth 70 vjeç. Dyshohet se flakët kanë rënë nga rrjedhja e një bombule gazi.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të situatës.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!