I ftuar në studion e ABC News, në transmetimin maratonë në protestën e thirrur nga opozita është analisti Skënder Minxhozi.
Pasi tubimi u mbyll, Minxhozi u shpreh se nga kjo protestë nuk pati asgjë të re, ishte thjeshtë një statistikë më shumë.
Sipas Minxhozit, u vërtetua se u zgjodh një kauzë e gabuar, në kohën e gabuar. Më pasi analisti shtoi se më negativja për opozitën është se nuk ka pjesëmarrje.
“Asgjë e re, nga bulevardi nuk ka asgjë të re. Një statistike më shumë. Asgjë e jashtëzakonshme, fatmirësisht nuk ka dhunë.
Mbi të gjitha negativja për opozitën është se nuk ka pjesëmarrje.
U provua se u zgjodh një kauz e gabuar, në një kohë të gabuar në vendin e gabuar.
Mesazhet e fjalimit të Berishës, nuk kanë kaluar te publiku. Nuk kanë nxitur askënd. Ka nxitur pak njerëz që të dalin jashtë shtëpisë.
Kaq e madhe sa është Tirana, të ndjesh nevojën të marrës njerëz nga rrethet tregon sërish se nuk ka një mbështetje.
Mendoj se patëm të drejtë kur nënvizuam që nuk është kjo një çështje do ta nxjerrë shqiptarin mesatar nga shtëpia.
Elektorati gri ka shumë e shumë arsye të tjera për të dalë nga shtëpia dhe për të protestuar.
Berisha nuk futet fare në SHBA, si mundet ai t’i shpjegojë shqiptarëve që Rama ka një problem në Amerike.
Si mund të thotë ai Ducka e Edi Ramës, kur ai e ka emëruar vetë zv.ministër të qeverisë.
Kjo i krijon indirekt Edi Ramës që të sodisë këtë protestë dhe ai të merret me poçerinë në ditët e një proteste, kur pala tjetër thotë se po bën revolucion”, u shpreh Minxhozi r.t/abcnews.al