Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia greke shkatërron grupin kriminal të trafikut të drogës, dy shqiptarë të arrestuar

schedule09:04 - 11 Shkurt, 2023

schedule 09:04 - 11 Shkurt, 2023

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuan nga autoritetet greke në Aigaleo, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, sipas mediave greke.

Nga operacioni i policisë greke, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 122 kg marijuanë, 18 kg kokainë dhe materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë, 179 fishekë, 3 celularë dhe 2 automjete. Droga u gjet në një banesë dhe brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve.



Ata janë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që kalonte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dy shqiptarëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!