Zyrtare: Jese Rodriguez lojtari më i ri i Sampdorias

schedule13:33 - 10 Shkurt, 2023

schedule 13:33 - 10 Shkurt, 2023

Skuadra italiane, Sampdoria e ka bërë zyrtare sot transferimin e ish-yllit të Real Madridit dhe Paris Saint-Germain, Jese Rodriguez.

Sulmuesi spanjoll iu nënshtrua testeve mjekësore dje, kurse sot klubi konfirmoi transferimin e tij në formën e lojtarit të lirë përmes një komunikate në faqen zyrtare.

29-vjeçari ndërpreu kontratën e tij me skuadrën turke Ankaragucu këtë janar.

Jese ka nënshkruar kontratën e tij me Sampdorian e cila do ta mbajë atë në “Stadio Ferraris” deri në fund të sezonit aktual. Spanjoll ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Realin, ndërsa regjistroi 18 gola në 94 paraqitje për gjigantin e La Ligas.

Po ashtu, ai ka luajtur edhe PSG-në, tek e cila shënoi vetëm dy gola në 18 ndeshje.

Sampdoria po kalon kohë të vështirë këtë sezon në Serie A, ku renditet në vendin e 19 në tabelë me 10 pikë të arkëtuara përgjatë 21 ndeshjeve./ h.ll/abcnews.al