VIDEO/ NASA kap një moment befasues, një pjesë e polit verior të diellit është shkëputur

schedule19:29 - 9 Shkurt, 2023

schedule 19:29 - 9 Shkurt, 2023

NASA ka arritur të kap një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë dhe ka habitur të gjithë shkencëtarët, një pjesë e polit verior të diellit është shkëputur prej tij.

Një video tregon një filament gjigant të plazmës, ose gazit të elektrizuar, që del nga dielli, ndahet dhe më pas qarkullon si një “vorbull masive polare”.

Ndërsa astronomët janë të habitur, ata spekulojnë se shkëputja ka të bëjë me ndryshimin e fushës magnetike të diellit që ndodh një herë në çdo cikël diellor.

Fizikani diellor Scott McIntosh, zëvendësdrejtor në Qendrën Kombëtare për Kërkime Atmosferike në Boulder, Kolorado tha për Space.com: Një herë në çdo cikël diellor, gazi formohet në gjerësinë gjeografike 55 gradë dhe fillon të marshojë deri në polet diellore”.

Ndërsa astronomët kanë vëzhguar më parë filamentet që shkëputen nga dielli, kjo është hera e parë që qarkullon rajonin në një vorbull.

Një shembull ishte në vitin 2015 kur dy fije të gjata të materialit diellor u shkëputën nga dielli dhe shpërthyen në hapësirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!